Vitet e fundit regjimi Iranit ka investuar për të rritur kapacitetet e luftës kibernetike.
Fabin Zhilla ekspert për çështjet e drejtësisë dhe sigurisë shpjegon se cilat janë formacionet ushtarake iraniane të specializuara për luftë kibernetike të cilat mund të kenë marrë pjesë në sulmin e paprecedentë kibernetit ndaj Shqipërisë javën e fundit.
“Me shumë gjasa ky është një sulm nga hackers të sponsorizuar nga Shteti Iranian. Tipologjia e sulmeve të mbështetura nga Irani ndërmerret nga Hackers të Gardes Revolucionare. Këta kryesisht sulmojnë institucione të rëndësisë së veçantë për të mbledhur të dhëna inteligjence”-tha Fabin Zhilla
Eksperti Zhilla tregon se cila njësi ushtarake e Iranit qëndron mbrapa sulmit në Shqipëri.
“Organizata të mbështetura nga Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MIS) e Iranit si Muddy Water. Në fakt kjo organizatë është pjesë e MIS dhe një ndër objektivat e saj është të sulmojë institucionet e vendeve të cilat strehojnë dhe mbështesin opozitën iraniane. Muddy Water ka sulmuar Ministrinë e Brendshme dhe atë të Shëndetësisë në Turqi në shkurt 2022. Një grup tjetër i mbështetur nga Irani është ai i quajtur Phosphorus ose APT35. Këta kryesisht gjurmojnë persona ose institucione të caktuara duke ju vjedhur të dhënat dhe i përgjuar. Ata mund ti përdorin të dhënat konfidenciale për shantazh por dhe gjob-vënie”-tha Zhilla.
Eksperti sigurisë Fabian Zhilla sugjeron që autoritet tona duhet menjëherë të kontaktojnë partnerët tanë ndërkombëtarë por mbi te gjitha të marrin një kontakt me palën Turke për të mësuar sesi është menaxhuar nga ata kjo situatë.
Qe prej vitit 2020 thekson Fabian Zhilla Irani ka investuar seriozisht në luftën dhe spiunazhin kibernetik dhe Shqipëria është ndër objektivat kryesore. Sipas tij për këtë nevojitet një politikë shumë dimensionale përpara se të gjendemi përballë një sulmi edhe më shkatërrues se ky.
Top Channel