Asambletë e Shoqatave të Vetqeverisjes Vendore të Shqipërisë të përbëra nga kryebashkiakët e vendit, kanë bashkuar forcat përmes vendimmarrjes unanime për bashkimin e dy shoqatave që deri dje përfaqësonin të ndara bashkitë e vendit, në një të vetme.

Ky vendim i hap rrugë përfaqësimit të pushtetit vendor nga një Shoqatë e vetme. Shoqata për Autonominë Vendore, do të jetë përfaqësuesja e vetme e të gjithë bashkive vendit, në një vendim të rëndësishëm për pushtetin vendor i cili do të përfaqësohet i unifikuar për të mbrojtur të drejtat e pushtetit lokal, interesat e komuniteteve dhe demokracinë vendore.

Kjo lëvizje vjen në një moment kyç për vendin, pas çeljes së negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian si dhe përkon me periudhën e nisjes së konsultimeve publike për hartimin e Strategjisë së re të Decentralizimit 2023 – 2030 dhe Reformën Administrativo-Territoriale në Shqipëri. Bashkimi i Shoqatave nënkupton unifikimin njëzëri të vetqeverisjes vendore në këto procese të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

Interesi i komuniteteve lokale, fuqizimi i pushtetit vendor, demokracia me pjesëmarrje, integrimi dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve publike për çdo qytetar të vendit janë shtyllat kryesore të punës së Shoqatës për Autonominë Vendore e cila udhëhiqet nga parimet e Kartës Europiane e Autonomisë Vendore.

Ky bashkim vullnetar, i hap rrugën Shoqatës për Autonomi Vendore, të përfaqësojë pa dallime politike, të gjithë interesat e bashkive të vendit dhe qytetarëve të tyre, duke realizuar objektivat e pushtetit vendor, me mjete e rrugë demokratike, nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet shtetërore, dhe organizmat e ndryshme vendase dhe ndërkombëtare që veprojnë në fushën e vetqeverisjes vendore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA