Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Prokurorisë për t’i kërkuar ndihmë Microsoft mbi të dhënat kompjuterike prej nga ku shpresohet se do të gjenden gjurmët e hakerave që sulmuan e-Albanian duke shkaktuar rënien e sistemit për katër ditë.

Disa dokumente të publikuara oret e fundit shtojnë dyshimet se sulmuesit kibernetikë kanë arritur të thyejnë sigurinë e AKSH-it, por në këtë pikë askush nuk flet zyrtarisht se në çfarë përmasash është dëmi i këtij sulmi.

Shqipëria nuk i ka kapacitetet e duhura për të hetuar dhe zbuluar një sulm kibernetik si ai i fundit që shkaktoi një dëm të konsiderueshëm ndaj shërbimeve online. Kjo pasi në ditën e pestë të hetimeve të hapura nga prokuroria e Tiranës dhe pas pretendimeve nga sektori për hetimet kibernetike, deri më tani është shmangur dhe nuk është angazhuar policia shkencore e cila sipas ligjit kryen ekspertizat e domosdoshme. Siç bëjnë me dije në këtë hetim vazhdojnë të jenë të angazhuara shërbimet e huaja dhe agjensite sekrete.

Pak ditë më parë prokuroria pranoi se përmes të huajve sekuestroi katër llogari, duke shtuar se sulmi kibernetik u krye nga një vend jo mik me qëllim destabilizimin.

Top Channel u interesua pranë SPAK dhe pranë prokurorisë së Tiranës për të kuptuar nëse do ketë apo jo një bashkim të dosjeve hetimore ku nga njëra anë është i arrestuar një shtetas Iranian si dhe janë sekuestruar një shoqatë dhe janë kontrolluar disa apartamente e automjete. Nga ana tjetër prokuroria e Tiranes ka nisur hetimet për katër vepra penale por hetimet janë ende larg ashtu si edhe hetimet që deklarohen tepër sekrete.

Veprat për të cilat po kryhen hetimet janë ajo e përgjimit të paligjshëm dhe keqpërdorim i pajisjeve dhe sistemeve kibernetike. Por deri më tani të gjithë po flasin me të panjohura, ndonëse shërbimet online për dokumentat janë të rëndësishme për do qytetar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA