E pazakontë në Selanik! 40-vjeçari vjedh farmacinë dhe zhytet në det për t’i shpëtuar policisë

24/07/2022 16:53

Një vjedhje e pazakontë ka në Selanik, ku një 40-vjeçar ka hyrë në dyqan në  Asprovaltas pasditen e djeshme dhe ka grabitur një shumë parash nga kasa.

Menjëherë sapo është njoftuar Policia nga qytetarët,  burri është zhytur në det për të shmangur arrestimin e menjëhershëm.

Megjithatë, përpjekjet e tij rezultuan të kota, pasi efektivët kanë arritur ta arrestojnë.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti tre pako të vogla me heroinë.

Tashmë 40-vjeçari ndodhet në pranga dhe do të dalë para gjykatës për akuzat që rëndojnë mbi të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA