Ish-ushtaraku Bajram Begaj vjen këtë të diel në krye të shtetit, teksa 400 të ftuar do të jenë të pranishëm në ceremoninë e marrjes së detyrës.
Sipas gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu mes të pranishëmve, do të ketë shefa shtabi të ushtrive të NATO-s, me të cilët Begaj ka bashkëpunuar kur ishte në krye të Shtabit të Përgjithshëm.
Mes të ftuarve do të ketë mjeke, akademikë dhe pak politikanë. Risia e kësaj ceremonie është zhvillimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe jo te hyrja e godinës se Presidencës.
Të dy Presidentët, ai në largim dhe Presidenti i ri do zënë vend në tribunë. Ekzekutimi i himnit kombëtar do shoqërohet nga 21 të shtëna topi, e menjëherë më pas kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, do i dorëzojë Presidentit Begaj, Kushtetutën e vendit.
Kryetari i ri i shtetit pritet të mbajë fjalën e rastit, duke shënuar zyrtarisht largimin nga detyra të Ilir Metës.
Top Channel