Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë kundër raportit të Dick Marty-t është mirëpritur nga aktore të shumtë në Kosovë.
Mirëpo, për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin miratimi i kësaj rezolute nuk do përshëndetje speciale.
Organizata e Veteranëve të Luftës e sheh si mbështetje ndaj pastërtisë së luftës së UÇK-së.
Ndërkohë që nga Partia Demokratike e Kosovës e shohin si largim të një njolle që i është vënë Kosovës.
Nëse kjo rezolutë arrin të miratohet edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, atëherë juristët thonë që do të lëkunden Gjykatën Speciale.
Miratimi i rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t në parlamentin shqiptar i hapë rrugë një rezolute të re që Shqipëria ta propozoj në Këshillin e Evropës për të hedhur poshtë pretendimet e Dick Marty-t për “shtëpinë e verdhë” dhe trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Top Channel