Presioni global mund të ketë bërë që Rusia të nënshkruajë marrëveshjen e grurit me Ukrainën

22/07/2022 20:30

Një zyrtare e lartë i Departamentit të Shtetit Victoria Nuland, analizoi se presioni nga komuniteti global dhe nevoja e Rusisë për para nga eksportet e saj bujqësore mund të kenë bërë që Moska të nënshkruajë një marrëveshje për të lejuar drithin ukrainas të kalojë tranzit përmes Detit të Zi. 

Rusia në fund ndjeu frymën e nxehtë të përçmimit global. Tani është detyrë e Rusisë që ta zbatojë këtë marrëveshje” tha Victoria Nuland, nënsekretare e shtetit për çështjet politike.

Marrëveshja, e cila zgjati javë të tëra negociatash, është e strukturuar shumë mirë për sa i përket monitorimit dhe kanaleve nga të cilat gruri duhet të jetë në gjendje të dalë,” tha ajo në Forumin e Sigurisë në Aspen të premten.

“Por bllokada e Rusisë e bëri këtë jo vetëm një krizë evropiane, por padyshim një krizë globale për sa i përket sigurisë ushqimore”, shtoi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA