Klisman Preçi ndërroi jetë këtë të premte pas një atentati në Milot, ndërsa një tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Dy armë zjarri kallashnikovë janë gjetur në makinën tip “Audi” që po digjej në Borizanë që dyshohet se u përket autorëve të atentatit në Milot.
Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi po qëndronin poshtë shtëpisë, në momentin e atentatit. pak minuta pas atentatit, në Borizanë të Krujës është gjetur një mjet tip ”Audi”, duke u djegur, ndërsa po verifikohet nëse është e atentatorëve.
28-vjeçari ka ndërruar jetë, kurse Ylli Brahimi 46 vjeç është gjallë për momentin, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ka marrë dëmtime në gjoks dhe në këmbë.
Konkretisht Ylli Brahimi, i ka shpëtuar një atentati në vitin 2021, kurse Klisman Preçi u ka shpëtuar plumbave në maj të këtij viti, ndërsa po udhëtonte me të afërmin e tij Blerim Preçi, i cili ishte shënjestër.
Janë ngritur pika kontrolli në Rrugën e Kombit, në drejtim të Matit, të Lezhës, të Tiranës dhe të Krujës.
Kujtojmë se vetëm gjashtë ditë më parë një atentat mafioz me tre viktima ndodhi në mbikalimin e Fushë-Krujës, ndërsa nuk dihet nëse atentati i kësaj mbrëmjeje ka lidhje me ngjarjen.
Top Channel