Anulohet lundrimi i njërit nga tragetet e linjës Bari- Durrës, shkak bëhet avaria në grafikun e lëvizjeve

22/07/2022 16:38

Njëri prej trageteve të linjës anulon lundrimin. Një avari në traget ka ndikuar në grafikun e lëvizjeve, ndërsa ka nisur fluksi drejt portit të Durrësit.

Autoriteti Portual Durrës njoftoi se trageti “AF Francesca” ka anuluar lundrimet e planifikuara për ditën e sotme nga Bari-Durrës ( që duhej të ishte nisur në orën 13:00) dhe lundrimin Durrës-Bari të parashikuar në orën 23:00. Shkak është bërë avaria që ka pësuar trageti kur ka mbërritur në portin e Barit.

Pasagjerët që kanë prerë biletën me këtë traget do të rimbursohen në vlerën e plotë të biletës nga kompania, ose mund ta zëvendësojnë udhëtimin me një nga tragetet e tjera të së njëjtës kompani, që është në linjë ditën e premte.

Anulimi i lundrimit u bë pasi gjatë zbarkimit mëngjesin e sotëm në portin e Barit tragetit i është shkëputur njëra nga kavot e derës kryesore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA