U godit me thikë nga fqinji, ndërron jetë i moshuari në Fier. Djali i tij ende në spital
21/07/2022 11:03
Ka ndërruar jetë 77-vjeçari Haxhi Balla, i cili u godit me thikë ditën e djeshme nga fqinji i tij.
Ngjarja ndodhi në fshatin Qënas ku për motive të dobëta, 38-vjecari Armando Borici goditi me thikë babë e bir. Ky i fundit, vijon të jetë nën kontrollin e mjekëve.
Konflikti nisi pas ndezjes së një zjarri nga Haxhi e Aleks Balla tymi i të cilit përfundoi në dritaren e shtëpisë së 39-vjecarit Borici.
Sherri nisi fillimisht me fjalë e shuplaka, ndërsa përfundoi me përdorimin e thikës nga ana e 38-vjecarit ndaj Aleks e Haxhi Ballës.
Blutë kanë arrestuar vëllezërit A. B., 39 vjeç dhe G. B., 40 vjeç.
Top Channel