Pas dy sezone pushimesh të shkatërruara nga pandemia, biznesi po lulëzon sërish në ishullin grek të Kretës, me turistët që dynden sërish në rërën e bardhë të ishullit, portet piktoreske dhe baret e plazhit.
Hija e luftës në Ukrainë, pak bie mbi këtë vend. Në sfondin e perëndimit të mrekullueshëm të diellit, detit blu e paqes dhe qetësisë që ishulli ofron, problemet e botes duket se pak vend zënë në mendjen e vizitorëve, edhe pse pasojat e konfliktit në Ukrainë, ndihen edhe këtu.
“Edhe duke qenë me pushime, mund t`i shihni pasojat e COVID, e çmimeve në rritje prej luftës në Ukrainë”, thotë një turist britanik. Pavarësisht gjithçkaje megjithatë, oreksi për arratisje në rërën e bardhë të plazheve të Kretës, gjiret piktoreske dhe baret në breg të detit, është i madh, veçanërisht pas ankthit e e stresit të përjetuar”, tha Nikiforos Karifilakis, pronar lokali.
“Me sa duket njerëzit i kanë pritur me padurim pushimet pas dy vitesh koronavirusi. Është shtysë e madhe për njerëzit të udhëtojnë tani që dollari thuajse është barazuar me euron. Nuk e mbaj mend herën e fundit kur ka ndodhur një gjë e tillë”, tha Corinne Larsimont, turiste nga Franca.
“Përpiqemi t`i harrojmë situatat e përjetuara gjatë këtyre pushimeve, edhe pse e dimë se kur të kthehemi, do të përballemi sërish me to: me luftën, me krizën. Në Francë kemi krizë ekonomike, por edhe krizë sociale. Tani është koha për të pushuar e për të menduar për diellin, detin dhe këtë pejsazh të bukur këtu”, tha Lina Kamen, turiste britanike.
Edhe duke qenë me pushime, ju mund të shihni ende efektet dhe pasojat e COVID, të çmimeve në rritje, të luftës në Ukrainë, por është padyshim shumë bukur të jesh në gjendje të bësh një palë pushime këtu, dhe thjesht të kënaqesh.
Pas dy vitesh bllokime, turizmi në Greqi po rikthehet fuqishëm me zyrtarët që pretendojnë se të ardhurat nga turizmi në vitin 2022 do të arrijnë 90 për qind të nivelit të tyre të para pandemisë 2019, gjatë të cilit vendi siguroi 18 miliardë euro të ardhura nga 33 milionë vizitorë.
Një raport i fundit, i realizuar nga ForwardKeys për World Travel Market, zbulon se gjashtë destinacione turistike greke janë në dhjetëshen e parë të rezervimeve të udhëtimit në Europë për muajt korrik, gusht dhe shtator të këtij viti.
Top Channel