Koncert për veteranët/ Bashkia e Tiranës e organizoi në 65-vjetorin e krijimit të organizatës së tyre

21/07/2022 15:26

Për 65-vjetorin e krijimit të Organizatës së Veteranëve, në sheshin “Skënderbej” u organizua një koncert festiv.

Kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi sakrificat e atyre që e renditën Shqipërinë në anën e duhur të historisë.

“Është detyrë e nipave dhe e mbesave që të futemi në Europë, në atë Europë, në të cilën Kryeministri Rama bëri një prezantim jashtëzakonisht dinjitoz. Rinia jonë nuk është vetëm çuna dhe goca me iPhone, që krijojmë aplikacione, por jemi edhe nipa e mbesa veteranësh, dëshmorësh, të atyre që në atë moment të vështirë zgjodhën anën e duhur të historisë”, tha Veliaj.

Veliaj theksoi se ajo që po ndodh sot në Ukrainë, na kujton se lufta nuk është një përrallë.

“Një popull që nuk e di nga ka ardhur, nuk di as ku po shkon. Ndoshta, për të rinjtë e sotëm Lufta e Dytë Botërore mund të duket e largët se ka ndodhur 78 vite më parë. Por, në 24 shkurt të këtij viti nisi një luftë tjetër në Europë, agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës. Një komb që harron të luftojë, harron të mbrojë dinjitetin e vet, harron të mbrojë territorin e vet, harron të mbrojë historinë e vet, është gjithmonë peng i fuqive të tjera, që duan ta gllabërojnë, që duan të ndryshojnë kufijtë, që duan të ndryshojnë rendin dhe paqen që kemi në Europë”, tha Veliaj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA