Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur vendimin e Britanisë së Madhe për të sanksionuar shtetas shqiptarë, të lidhur me krimin dhe korrupsionin.
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, në një status në rrjetin social “Twitter”, shkruan se “ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për t’u pasuruar dhe për të penguar sundimin e ligjit, pra ata që janë përfshirë në korrupsion të madh dhe kanë minuar demokracinë, duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin”.
Ambasada britanike në vendin tonë ka njoftuar se qeveria e Mbretërisë së bashkuar ka ndërmarrë veprime frenuese ndaj ndaj disa individëve shqiptarë me lidhje të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara me krimin dhe korrupsionin.
“Këtë javë, Mbretëria e Bashkuar ndërmori veprime frenuese ndaj disa individëve shqiptarë me lidhje të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara me krimin dhe korrupsionin. Së bashku me Shqipërinë, do të sigurohemi që askush të mos jetë mbi ligjin“, thuhet në postimin e ambasadës britanike në Tiranë.
Top Channel