Zjarret në Lushnjë kanë vijuar edhe këtë të mërkurë.

Pas djegies se dhjetëra hektarëve ullishte pasditen e djeshme, sot në mëngjes ne fshatin Kasharaj, nga pakujdesia janë rrezikuar disa banesa ne fshat.

Zjarri ka nisur me djegien e mbeturinave dhe më pas është përhapur dhe ka djegur katër kasolle bagëtish dhe magazina ushqimore duke vazhduar në drejtim të pyllit.

Banorët e lagjes kanë larguar bagëtitë dhe me mjete rrethanore kanë mbajtur në kontroll zjarrin.

Pasi mbërritën dy zjarrfikëse nga qyteti i Lushnjës, ata kanë izoluar dhe shuar flakët e zjarrit duke ruajtur banesat si dhe pyllin ngjitur me vendin ku ndodhi zjarri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA