Vazhdon gjyqi i pazakontë në Kuçovë! Qytetarët dëshmojnë për pronarin e autokombajnës
20/07/2022 14:21
Banorët e fshatit Kozare të Kuçovës kanë mbërritur sërish në Gjykatën e Posaçme, për të dëshmuar për bashkëfshatarin që ka punuar prej vitesh me autokombajnë por nuk ka deklaruar të ardhurat.
SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së Bektash Shtëpënjës pasi djali i tij rezulton i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni.
Për të justifikuar 2 shtëpitë një garazh dhe një automjet si dëshmitarë janë thirrur 240 fermerë të fshatit Kozare në Kuçovë. Fshatarët kanë dëshmuar se pagesën Bektashit për korrjen e grurit dhe të mbjellat ia jepnin në dore.
Pak javë më parë u pyetën 20 dëshmitarë, ndërsa të tjerë po pyeten sot.
Top Channel