Shërbimet e-albanias ‘biznes’ i ri për kancelaritë… Aplikacioni u formua për të shmangur ryshfetin

20/07/2022 20:45

Ofrimi i të gjitha shërbimeve për dhënien e dokumentave online, e ka vështirësuar marrjen e tyre për një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve.

Pak ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se që prej datës 1 Maj shërbimet në sportelet shtetërore do të hiqeshin për t’u zëvendësuar më pas me aplikime në e-albania për t’i dhënë kështu fund ryshfeteve dhe radhëve të gjata.

Për të marrë një dokument me vulë elektronike qytetarëve u duhet të shkarkojnë më parë aplikacionin në një telefon smart phone dhe më pas të aplikojnë. Por shumë qytetarë të moshave të ndryshme flasin për kameran e Fiks Fare se nuk dinë ta përdorin si aplikacion dhe hasin vështirësi në aplikimet që u nevojiten.

Punonjës të gjendjeve civile thonë se qytetarët kanë vështirësi, por duhet t’i drejtohen kancelarive për ta marrë si shërbim edhe pse nuk është e lejueshme nga këto biznese. Edhe pse ky aplikacion u mendua të ndërtohet për të shmangur ryshfetin, Fiks Fare  konstatoi raste të shumta kur qytetarët ishin gati të ofronin para vetëm që dikush të bënte kërkimin online apo regjistrimin në e-albania për të mundësuar marrjen e dokumentit. Hapja e disa qendrave të cilat ofrojnë shërbime e-albania me çmime të ndryshme është një tjetër problem i cili është rritur që prej datës 1  Maj 2022.

Nga vëzhgimet që bashkëpunëtorët e Fiksit bënë rezultoi se në kancelari ky shërbim ofrohej  kundrejt pagesës 100-300 lekë të vjetra. Ndërsa në zyra avokatie për hapjen e aplikacionit dhe aplikimin për një dokument kërkonin 2000 lekë të reja.

Në noteri pranohet që ky shërbim kryhet, por është i dënueshëm me ligj. E-albania është një markë e cila është e regjistruar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe gjithashtu portali ku shërbimet publike ofrohen pa kosto, vetë ISHMT me datë 9 Maj 2022 thotë se shërbimi i marrjes së dokumentit nga e-albania në subjekte të cilat e kanë kthyer në biznes duke përdorur këtë logo dënohet me gjobë nga 100 000 lekë deri në 500 000 lekë.

Të paktë janë ato biznese që kryerjen e këtij shërbimi online e kanë të afishuar në banerat reklamues të subjekteve të tyre, por për të shmangur masat që mund të merren kundret tyre në vend të logos shkruajnë prezantohen si Zyrë shërbimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA