Problemet pas sulmit kibernetik/ Pacientët nuk mund të merrnin recetat mjekësore. Shërbimi po rikthehet

20/07/2022 15:09

Bllokimi i shërbimeve publike në e-Albania  për shkak të sulmit kibernetik që po vazhdon prej ditësh, ka shkaktuar problemtika edhe në dhënien e recetave të rimbursimit për pacientët kronikë, si dhe në marrjen e medikamenteve në farmaci.

Qytetarët, kryesisht të moshuar, ndonëse kanë pasur recetat, nuk kanë mundur dot që ti marrin ilaçet, pasi sistemi nuk hapej.

“Është një situate jo normale që është krijuar ne lidhje me sistemin e recetave, që prej ditës së shtune  sistemi nuk ka punuar dhe e kemi pasur te pamundur që të ekzekutojmë recetat e qytetareve. Pensionistet janë ata që kane qene me shumte që janë interesuar. Gjate këtyre ditëve nuk kemi pasur asnjë informacion se kur do rikthehej sistemi i rimburismit ne normalitet”, shprehet Kleida Blliku, farmaciste.

Duke mos pasur mundësi që të futen në sistem, një pjesë e farmacive kanë zgjedhur që t’ua japin ilaçet pasi shumë prej pacientëve janë me sëmundje që duan mjekim të përditshëm.

“Duke qenë se shumica e pacienteve me rimburism, janë paciente kronike me sëmundje qe duan patjetër mjekim, i kemi shënuar duke ju dhëne medikamentet e nevojshme, dhe me pas kur  sistemi te rikthehet do te bëjmë kalkulimet tona. Kjo ka ndodhur për pacientë që janë te rregullt pranë farmacisë tonë jo për te gjithë. Ka pasur dhe paciente që nuk e kane kuptuar problemin dhe kane qene te axhituar për faktin që nuk mund të merrnin dot mjekimet mujore që kane pasur nevoje”.

Gjatë ditës së sotme, sistemi i shërbimeve mjekësore ka nisur të funksionojë por jo plotësisht. Pavarësisht këtij rikthimi qytetarët duhet të përballen me një tjetër problematikë.

“Sot është dita e peste qe kemi probleme me sistemin e rimburismit, por mesa po provoje tani, se fundmi sistemi është duke u rikthyer, me ngarkese por po rikthehet. ja ky është një problem tjetër, sistemi u hap, por receta janë anuluar, pasi kanë një kod që vlen vetëm për disa dite. Qytetarëve që u janë anuluar, duhet te shkojnë sërish te mjeku i familjes për të marre recetën”

Ndonëse jo plotësisht dhe me ngarkesë, sistemi është rikthyer edhe në qendrat shëndetësore, por ende shumë shërbime të tjera që ofrohen nga e-Albania janë të pa aksesueshme për qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA