Sigurisht që ka diçka që nuk shkon nëse gjithçka do të kishte qenë ashtu siç duhet kjo nuk duhet të kishte ndodhur.

Eksperti i rrjeteve kompjuterike, Erion Demiri, thotë se sulmi kibernetik që iu bë faqeve zyrtareve dhe e-albanias  tregoi që sistemi i sigurisë në Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit është tepër i dobët përballë viruse që vënë në rrezik të dhënat e qytetarëve shqiptarë.

“Është një sulm me anë të viruseve të ndryshme, me shumë mundësi ka të bëjë me versionet me të reja të këtyre viteve të fundit që quhen rsamuer, të cilat janë aplikacione që futen në këto sisteme dhe që marrin e bëjnë pastaj enpkritim, ndërprerje të shërbimit.”- tha Erion Demiri

Si mund të arrijnë këto aplikacione deri tek AKSH-i?

Sisteme të tilla kanë protokolle sigurie, protokollet janë të ndryshme dhe normalisht që sisteme të ndryshme duhet të aplikohen. Diku në një pikë është gabuar. Mund të jetë një gabim njerëzorë. Situata është shumë komplekse bëhet fjalë në shumë pika të ndryshme të networkut, ku mund të jetë futur ky si sulm.

Sulmet kibernetike  mund të bllokohen vetëm nga sistemet e sigurisë kompjuterike. Këto sisteme vendosen në punë para hedhjes së informacionit në rrjetin online.

“Bëhet fjalë për një protokoll i cili merr dhe parashikon në çdo kohë dhe paracakton detyrat e gjithsecilit, detyra të vazhdueshme të cilat marrin dhe krijojnë sigurinë e këtij sistemi që të bëhet prej e një sulmi të tillë.”-tha Erion Demiri.

Një sistem i mirë sigurie gjithashtu është I aftë të tregojë origjinën e sulmit.

“Nëse sistemi është ndërtuar ashtu siç duhet gjurmët duhet të jenë. Nëse sistemi ka security followrs ndoshta ato të dhëna nuk do të kthehen kurrë. Kjo ka të bëjë shumë me mënyrën se si është ndërtuar sistemi.”– tha Erion Demiri.

 

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA