Ngarkesa e një trajleri është përmbysur në dalje të Durrësit tek “Ura e Dajlanit”, pasi nuk ishte siguruar mirë.

Përmbysja e ngarkesës në rrugë ka shkaktuar trafik dhe bllokim të njërës korsi në kahun e lëvizjes Port-Ura e Dajlanit-Tiranë.

Raportohet vetëm për dëmtim të ngarkesës së trajlerit, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore e cila po orienton qarkullimin e mjeteve të tjera në rrugë.

Pritet që ekspertët të kryejnë procedurat e nevojshme në lidhje me sigurinë e ngarkesës që mjeti kishte bërë.

Lëvizja e kamionëve, trajlerave me ngarkesa të konsiderueshme dhe të pasiguruara mirë nga stivuesit e tyre, e bën të rrezikshëm qarkullimin në rrugë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA