Momentet e pabesueshme kur binjaket lindin brenda qeseve amniotike në eventin me shanse 1/ 80,000 (fotot)

20/07/2022 17:29

Pamje të rralla kanë treguar momentet e lindjes së dy foshnjeve binjake që ishin ende brenda dy qeseve amniotike të barkut të nënës së tyre në Brazil.

Doktorët thonë se më pak se një në 80,000 bebe janë të lindura ‘en caul’ – ende brenda membranës mbrojtëse që mbështjell fetusin e foshnjës.

Qesja zakonisht çahet me sinjalet e para të kohës së lindjes, por në këtë rast doktorët i hapën ato me duart e tyre.

Ata nuk dinin të thonin nëse kjo mund të quhej një anomali në lindje apo vetëm rast i pazakontë.

Nëna e binjakeve Cristiane Mucci, lindi bijat e saj Maria Cecilia e Maria Alice me ndërhyrje “çezariane” më 11 korrik.

Foshnjet u nxorrën më pas nga qeset e tyre në spitalin Hospital de Nossa Senhora das Dores në Ponte Nova, në juglindje të Brazilit.

Ato u pritën nga gjinekologu Dr Emilio Garavini dhe ishin të shëndetshme, teksa spitali e përshkruante lindjen si shumë të veçantë.

Megjithse raste të tilla janë të rralla, lindja “en caul” besohet se është e pesta në Brazil.

Një klinikë në Sao Miguel do Oeste priti lindjen e bebes Davi Lucca Rosset Basso shtatorin që shkoi.

The Sun citonte doktorin e lindjes të kishte thënë: “Ishte lindje e veçantë, bebja doli ende brenda qeses dhe lëvizte aty.

Fotografja Vanuza Lolatto kishte postuar disa imazhe të lindjes në faqen e saj në Instagram, mes reagimeve të përziera të përdoruesve.

FOTO GALERI
1/6
Nëna e binjakeve Cristiane Mucci, lindi bijat e saj Maria Cecilia e Maria Alice me ndërhyrje “çezariane” më 11 korrik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA