Gjykata e Vlorës ka përcaktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë ndaj Gjergj Priftulit, i cili humbi kontrollin e gomones teksa lundronte në det dhe për pasojë u lënduan dy pushues.

Ndaj 37-vjeçarit u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, seancë e cila u drejtua nga gjyqtar Hektor Sinanaj dhe prokurore Erida Visoci.

Ngjarja ndodhi katër ditë më parë ku drejtuesi i mjetit lundrues po kryente manovra të rrezikshme disa qindra metra larg bregut dhe më pas ai u rrëzua në ujë.

Gomonia u nis me shpejtësi dhe përplasi çiftin e të rinjve në breg të detit, 31 dhe 25 vjeç të cilët mbetën të lënduar. Ata u transportuan në Tiranë në spitalin e traumës me helikopter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA