Karamelet e preferuara me ngjyrat e ylberit kanë efekte anësore shkaterruese per shendetin, ka thënë në konkluzionin e saj një gjykatë në SHBA, shkruan e përditshmja britanike Metro.
Jenile Thames ka paditur në gjyq pronarët e kompanisë Mars duke thënë se janë ‘të papërshtatshme për konsum njerëzor’ pasi kanë përmbajtje të kimikatit të rendë te quajtur dyoksid titaniumi.
Gruaja ngriti padinë e saj në Kaliforni ku akuzon kompaninë se nuk ka paralajmëruar klientët për përbërësit e produktit dhe rrjedhimisht i ka mashtruar.
I njohur me simbolin TiO2, dyoksidi i titaniumit është një përbërës ngjyrosjeje që përdoret rregullisht në qirinjtë, ëmbëlsirat, pastat e dhëmbëve dhe bojërat e lyerjes.
Por parlamenti evropian ka ndaluar TiO2 të përdoret në ushqime prej fillimit të vitit, prej aftësisë së tij të dëmtimit të ADN-së njerezore, që me kalimin e kohës mund të shkaktojë kancer.
Kompania prodhuese Mars ka deklaruar në vitin 2016 se gradualisht do të eliminojë të gjithë ngjyruesit artificialë (duke përfshirë dhe TiO2) gjatë pesë viteve.
Por tashmë pas gjashtë vitesh padia thotë se kompania ‘dështoi në premtimin e saj për klientët’.
Mars ka thënë se karamelet e tyre Skittles janë prodhuar në përputhje me rregullat e rregullatorit amerikan të ushqimeve FDA: pra duke ruajtur në minimum masën e TiO2.
“Përdorimi ynë i dyoksidit të titanium përputhet me rregullat e FDA,” tha një zëdhënës i Mars për rrjetin The Washington Post.
Studimet tregojnë se dyoksidi i titanium ashtu si mjaft përbërës të tjerë të dëmshëm në produktet e higjenes personale dhe ushqimet e procesuara, para se të absorbohet.
Megjithë rezultatin e padisë, Mars ka thënë se do të punojë për riparimin e përberësve në Skittles, duke theksuar se und të ngjyrosë ëmbëlsirat e saj me ngjyra të shndritshme edhe pa përdorur TiO2.
Top Channel