Fjalimi i princit Harry në OKB shtang stabilimentin në Ditën e Nelson Mandela (fotot)

20/07/2022 15:34

Princi britanik Harry dha një fjalim të rëndësishëm dje në Kombet e Bashkuara për ‘Ditën e Nelson Mandela’, që ashtu siç pritej ngriti shumë pikëpyetje mes zyrtarëve të lartë botërorë, disa prej të cilëve kërkonin të dinin se përse u lejua të fliste.

Pa humbur shumë kohë Harry dënonte liderët botërorë për “sulmin global ndaj lirisë e demokracisë” në sallën e pambushur të Asemblesë së Pergjithshme të OKB.

Duka britanik i Sussex kritikoi liderët për krizat e shumta me të cilat përballet njerëzimi duke thënë se “ky ka qenë një vit i dhimbshëm, në një dekadë të dhimbshme”.

Antagonistët e ashpër të Harry thonin në rrjet se ishte “zëri i Harry por fjalët e Meghan”.

Princi Harry përshkruante në fakt bashkëshorten Meghan Markle si “shpirti binjak”, ndërsa kujtonte gjithashtu nënën e tij të ndjerë Princesha Diana e cila kishte ardhur të takonte heroin e rezistencës afrikano-jugore Nelson Mandela në Cape Town në 1997, pak para vdekjes së saj.

Lideri anti-aparteid Mandela kaloi 27 vjet në burg para se të bëhej presidenti i parë zezak i Afrikës së Jugut.

Duke përshkruar foton e nënës së tij me Mandela, Harry tha: “Ju mund ta shihni gëzimin e saj në shoqërinë e një tjetër shpirti të përkushtuar ndaj shërbimit për njerëzimin. Dhe më pas shikon Mandelan. Një burrë me peshën të gjithë botës në shpatulla, që i kërkohet të shërojë vendin e tij nga rrënojat e të kaluarës  dhe ta trnasformojë për të ardhmen”.

Harry tha më tej se bota përballet me të njëjtat sfida që ishin në kohën e jetës së Mandelas duke përfshirë intolerancën racore, hendekun mes të varfërve e të pasurve, pasigurinë e ushqimit, luftërat dhe kriza të tjera të pakuptimta.

Analisti britanik i Daily Mirror, Myers mbrojti fajlimin duke thënë: “Jam i sigurtë se shumë njerëz në botë kanë dëgjuar për fjalimin, ai trajtoi një sërë temash të rëndësishme si ndryshimet e klims, armët e gënjeshtrave apo dezinformacionin në internet”.

Ndërsa kritikët Natalie Barr e David ‘Kochie’ Koch thanë për rrjetin Sunrise: “Shumë njerëz në botë besoj se do të jenë duke kruajtur kokën. Nuk kishte shumë pjesemarrës në sallë kështu që secili mund të mendojë ç’të dojë për subjektet”.

FOTO GALERI
1/8
Princi britanik Harry dha një fjalim të rëndësishëm dje në Kombet e Bashkuara për ‘Ditën e Nelson Mandela’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA