Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Lisa Johnson gjatë një takimi ditën e sotme me Kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, diskutuan mbi reformën në drejtësi dhe integritetin dhe efektshmërinë e gjyqësorit.
Johnson u shpreh se mbështet zhvillimin e hartës së re gjyqësore, për të cilën shprehet se do të përmirësojë përformancën e gjykatave dhe aftësinë për t’u dhënë drejtësi në kohë qytetarëve shqiptarë.
Postimi i Ambasadës Amerikane:
Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Ambasadorja Lisa Johnson u takua sot me Kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami. Ato diskutuan reformën në drejtësi dhe rolin kyç që Këshilli luan për të garantuar integritetin dhe efektshmërinë e një gjyqësori të reformuar. Këshilli punoi fort për të plotësuar vendet bosh në Gjykatën e Lartë, e cila është drejt plotësimit. Ne mbështesim me kënaqësi Kryetaren Llagami dhe Këshillin me ndihmë teknike në zhvillimin e hartës së re gjyqësore, e cila do të përmirësojë performancën e gjykatave dhe aftësinë për t’u dhënë drejtësi në kohë qytetarëve shqiptarë.
Top Channel