20 personat e arrestuar për shpërdorim detyre, heqje të shenjave të sigurisë dhe kontrabandë me mallra të tjerë në portin e Durrësit kanë dalë këtë të martë para gjykatës.

Prokuroria e përfaqësuar nga prokurori Afrim Shehu ka kërkuar vleftësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin detyrim paraqitjeje.

Moria e të arrestuarve dhe avokatëve në sallën e gjyqit e ka bërë të pamundur respektimin e protokolleve standarde dhe pozicionimin e tyre në vendet përkatëse, brenda një salle të pamjaftueshme për masa sigurie të kësaj natyre.

4 prej të arrestuarve janë të papërfaqësuar me avokatë mbrojtës dhe gjykata ua caktoi kryesisht.

Një nga avokatët kërkoi nga gjykata të vihen në dispozicion aktet e çështjes për të mos u përfshirë në një seancë rutinë.

”Fakti që arrestimi është bërë në një kohë kur avokatët ishin në grevë, kërkesa e kolegut është e drejtë dhe duam të njihemi me aktet.”

Kërkesë për shtyrjen e seancës gjeti mbështetje të pjesshme te avokatët mbrojtës, pasi për një pjesë të të arrestuarve prokuroria ka kërkuar ”detyrim paraqitjeje”.

”Janë 20 burra që u është marrë dinjiteti dhe s’mund të bëjmë një seancë rutinë”

Gjyqtari i seancës Paulin Çera vendosi të shtyjë për një orë seancën për t’i dhënë mundësi avokatëve të njohin aktet.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA