40-vjeçari që përplasi një ditë më parë me gomone një të mitur në plazhin e Jonufrës në Vlorë është arrestuar këtë të martë.

Incidenti ndodhi teksa 7-vjeçari po notonte në breg. Shtetasi me iniciale A. K. Dyshohet se nuk ka respektuar kufizimin me bova detare dhe është futur në zonën në të cilën nuk lejohet lëvizja e mjeteve lundruese.

Djali është në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 40-vjeçari do të hetohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, në plazhin e Jonufrës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi A. K. nuk ka respektuar kufizimin me bova detare dhe është futur në zonën në të cilën nuk lejohet lëvizja e mjeteve lundruese, ku si pasojë ka dëmtuar një 7-vjeçar që ishte duke notuar, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA