Periferia e Athinës përfshihet nga zjarret, rrezikohen banesat! Evakuohen 36 fëmijë dhe 16 mjekë nga një spital

19/07/2022 20:15

Greqia nuk gjen paqe as këtë verë nga zjarret e shumta, të cilët po rrezikojnë zonat e banuara.

Deri në këto momente nga flakët janë përfshirë disa makina në zonën e Pedelit në Athinë.

Ndërkohë i rrezikuar është edhe spitali i fëmijëve në zonën periferike të qytetit, nga ku janë evakuuar 36 fëmijë dhe 16 mjekë.

Mbrojtja civile njoftoi banorët e zonës Pedeli te largohen nga banesat e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA