Ndodh mrekullia! Gruaja zgjohet nga koma pas dy vitesh, identifikon vrasësin

19/07/2022 19:32

Sipas mediave të huaja, Wanda Palmer, 51 vjeçe, akuzoi vëllanë e saj se e kishte sulmuar atë në rezidencën pranë Cottageville, Virxhinia Perëndimore, në qershor të vitit 2020.

Policia tha se Palmer ishte “sulmuar dhe u la që të vdiste”, sipas një deklarate të postuar nga Departamenti i Policisë së Qarkut Jackson.

Policia thotë se e gjeti Palmerin në divanin e saj me lëndime të rënda të shkaktuara nga një mjet që mund të ishte sëpatë.

Sherifi i Jackson, Ross Mellinger  tha për CNN se kur policia mbërriti, ata menduan se ajo kishte vdekur, por e kuptuan menjëherë që ishte gjallë pasi pasi merrte frymë me vështirësi.

Policia nuk e gjeti kurrë armën, tha Mellinger.

Ndërkohë një dëshmitar raportoi se kishte parë vëllanë e Palmer, Danielin, në verandën e saj rreth mesnatës një natë përpara se të zbulohej ngjarja, tha Mellinger.

Nuk kishte të dhëna telefonike, pamje ose dëshmitarë okularë jashtë shtëpisë së Palmerit, tha sherifi.

Policia hetoi disa persona, por nuk mundi kurrë të ngrinte akuza.

Dhe disa javë më parë, tha Mellinger, zyra e tij mori një telefonatë nga institucioni i kujdesit të Palmer duke thënë se ajo ishte në gjendje të fliste me autoritetet.

Palmer ishte në gjendje t’u përgjigjej vetëm pyetjeve po ose jo, por dha dëshmi të mjaftueshme për policinë për të arrestuar Danielin, tha Mellinger për CNN.

Daniel Palmer III, 55 vjeç, u arrestua dhe u akuzua për tentativë vrasje dhe plagosje me qëllim, sipas të dhënave të arrestimit të siguruara nga CNN.

Sipas autoriteteve, Wanda Palmer tani është “e vetëdijshme”, por e paaftë për të zhvilluar biseda të plota.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA