Momentet e tmerrit kur balloni me turistë bie nga 80m lartësi pas përplasjes në ajër në Egjipt (video-fotot)

19/07/2022 15:32

Këto janë momentet e tmerrit kur një ballon me ajër të nxehtë i mbushur me dhjetra turistë bie thuajse në rënie të lirë në Egjipt pas përplasjes me një tjetër ballon në ajër.

Video e regjistruar mëngjesin e sotëm në Luxor në jug të Egjiptit tregon mjetin ajror që bie nga qielli me një përplasje të fortë, e cila fatmirësisht vetëm la dy pasagjerë të plagosur.

Të tjera pamje tregojnë vendasit që nxitojnë të ndihmojnë 30 turistë që gjendeshin në ballon, shumica e të cilëve dukeshin nag vendet perëndimore.

Dy të plagosurit kishin vetëm plagë të lehta që u shkaktuan gjatë përplasjes në ajër, thuhej në një dokument të publikuar nga mediat në Egjipt.

Ministria shtonte se një grup ballonësh të ngritur thuajse njëherësh mëngjesin e sotëm kishin arritur lartësinë 80 metra, kur një prej tyre nisi të humbiste kontrollin, sipas rrjetit Sky News Arabia.

“Një nga ballonët devijoi në drejtim të një balloni tjetër dhe kjo shkaktoi një prerje  në trupin e ballonit”, shtonte ministria.

“Balloni që pësoi prerjen ra përtokë dhe pasagjerët e tij nuk u lënduan, përveç dy prej tyre që pësuan plagë të lehta”, shtonte deklarata.

Ballonat me ajër të nxehtë në Luxor, 320 milje në jug të Kairos ofrojnë një shfaqje shumëngjyrëshe për turistët e vendasit, si dhe pamje spektakolare të tempujve të lashtë.

Por aksidentet kanë ndodhur disa herë në programin madhor, disa prej të cilave me pasoja tragjike.

Një përplasje ballonësh pranë Luxor në 2013 vrau 19 turistë që është aksidenti më i rëndë i regjistruar.

Ndërsa në 2009, 16 turistë u vranë kur balloni i tyre goditi tragjikisht një kullë antenash celulari.

FOTO GALERI
1/5
Këto janë momentet e tmerrit kur një ballon me ajër të nxehtë i mbushur me dhjetra turistë bie thuajse në rënie të lirë në Egjipt

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA