E-Albania jashtë funksionit/ U tentua fshirja e të dhënave! Virusi ka hyrë nëpërmjet kompjuterëve lokalë

19/07/2022 15:10

Deri në mesditën e të martës, pas 96 orësh luftë me sulmin kibernetik të ndodhur për herë të parë në Shqipëri, pjesa më e madhe e shërbimeve publike online janë të paaksesueshme nga shqiptarët.

Ndërsa kryeministria njoftoi se ditën e sotme ka rikthyer në funksion të plotë faqet e ministrive dhe të disa institucioneve shtetërore, por që përmes një verifikimi të thjeshtë në internet rezulton që për shembull faqja e agjencisë kombëtare të barnave ende nuk funksionon. Kjo për arsye sepse të gjitha shërbimet janë të lidhura me e-albania, sistem i cili është ende jashtë funksionit dhe nuk dihet se sa kohë do të duhet për ta rikthyer në normalitet.

“Nuk mund të jetë e vetmja alternative. Të hapin dyert për popullin, po na sorollasin në këtë vapë. Nuk mund të ngremë duart lart ne e të presim se s’punon sistemi! Kemi probleme…“, shprehen qytetarët.

Shqiptarët përballë sistemeve të informacionit të bllokuara pa afat, i drejtohen dyerve të institucioneve publike ku kanë nevojë të marrin shërbimin, si te aluizmi, ministrisë së arsimit, drejtorisë së burgjeve, etj, por përcillen pa ju dhënë një zgjidhje dhe duke ju mohuar të drejtën e marrjes në kohë të shërbimit. Teksa te vetë agjencia e shoqërisë së informacionit me shqetësimin e shqiptarëve në këtë situatë kaotike përballet roja i sigurisë.

Edhe pse shteti është një paralizë totale prej këtij sulmi kibernetik, të vetmet sportele që ofrojnë shërbimin fizikisht janë policia e shtetit dhe gjendja civile…

Agjencia Kombëtare e Sistemeve të Informacionit shprehet se të dhënat janë shpëtuar pas izolimit të menjëhershëm të infrastrukturës digjitale por që edhe pse qeveria e mohon që të dhënat janë prekur, frika ekziston te qytetarët si dhe nën zë e te disa ekspertë të teknologjisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA