Ekuipazhi i anijes “Unistream”, që prej 53 ditësh, me vendim gjykate ka qëndruar i bllokuar në det për shkak të hetimeve që po kryhen pas sekuestrimit të 59 kilogramëve kokainë.

Katër rusë, një ukrainas, shtatë filipinas mbasi që më herët u përfaqësuan nga shoqëria që ka nën pronësi anijen “Unistream” por u refuzuan për kthimin e anijes, pasaportave personale dhe pasaportave te lundrimit, e ridorëzuan kërkesën personalisht ashtu siç kishte kërkuar gjyqtari i çështjes Erjon Çela.

Gjyqtari kundër krimit të organizuar nuk pranoi heqjen e bllokimit ndaj anijes, ndërkohë që kishte vlerësuar se për dokumentet duhet që secili nga anëtaret e ekuipazhit të dorëzojë kërkesë personale.

Anija me flamur të Antigua Barbuda nga ishujt Karaibe mbërriti në portin shqiptar ku shpesh e më shpesh po zbulohet kokainë, mbasi një kompani nën verifikim nga SPAK kishte porositur qymyr.

Procesi për kthimin e dokumenteve të të dyshuarve, por edhe telefonëve celularë që aktualisht janë nën ekspertizë për të konfirmuar nëse kishte apo jo ekuipazhi kontakte me të tjerë do të mbahet të premten.

Mbasi disa prej tyre u pyetën nga byroja kombëtare e hetimit, në dalje ekuipazhit iu hoqën prangat për t’u dorëzuar sërish në anijen që qëndron nën sekuestro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA