Shoqëria “MS Unistream & CO.KG”, që i përket anijes me qymyr që u kap në Portin e Durrësit me 60 kg kokainë, disa javë më parë, kërkon në Gjykatën e Posaçme të Apelit, heqjen e sekuestros së vendosur nga SPAK.
Këtë të martë, përfaqësues të kompanisë dhe avokati i saj u paraqitën para gjykatës. Anija me qymyr mbërriti në Portin e Durrësit, nga Kolumbia ku ishte ngarkuar me dhjetëra ton qymyr, i cili ishte porositur nga një kompani e huaj që operon në Shqipëri.
Përveç sekuestrimit të anijes, SPAK ka bllokuar edhe pasaportat e ekuipazhit. 12 persona nga ekuipazhi u sollën me pranga në duar në dyert e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion. Atyre u janë janë sekuestruar pasaportat, për të mos lejuar daljen e tyre nga vendi.
Anija e mallrave 132 metra e gjatë ishte nisur nga Barranquilla, një port në Kolumbi dhe mbërriti në Durrës pas lundrimit gati 20 ditor. Ajo u vendos në Terminalin Lindor që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve mëngjesin e 16 majit dhe pas ndërhyrjes së policisë mes qymyrit u gjet një sasi prej 59 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.
Top Channel