22 vjeçari vritet nga turma e zemëruar pas pretendimeve se përdhunoi të moshuarën (fotot)

19/07/2022 16:30

Një 22-vjeçar ka vdekur nga plagët e sulmit të një grupi fshatarësh që dyshonin se ai kishte sulmuar seksualisht një grua afro 100 vjeçare.

Pius Mwireri vdiq nga gjakderdhja prej plagëve të turmës së nevrikosur, në fshatin Karundori në Kenia, njoftonte policia vendase.

I dyshuari, student universiteti dyshohet se kishte hyrë në forcë në banesën e saj dhe tentoi ta përdhunonte teksa gruaja ishte në krevat.

Por ajo arriti të jepte alarmin dhe anëtarë të publikut vrapuan në ndihmë të saj.

“Publiku i indinjuar kishte kapur të dyshuarin të cilin e bënë objekt të drejtësisë së turmës”, raportonin mediat vendase.

Incidenti i denoncua në polici nga vendasit që nxituan drejt vendngjarjes, ndersa policia i nxiti qytetarët të “mos marrin ligjin në dorën e tyre”.

Ata shtonin se pas incidentit të 19 korrikut trupi i viktimës u dërgua në spitalin e Kyeni ku do të kryen ekzaminimiet post-mortem.

Edhe gruaja e moshuar u dërgua në spital për kontrolle pas incidentit.

FOTO GALERI
1/3
Një 22-vjeçar ka vdekur nga plagët e sulmit të një grupi fshatarësh që dyshonin se ai kishte sulmuar seksualisht një grua afro 100 vjeçare

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA