“Vrasjet nuk parashikohen”/ Atentati me tre të vdekur në Fushë Krujë, debat mes deputetëve te ‘Siguria’

18/07/2022 11:23

Atentati mafioz i një dite më parë në Fushë Krujë, ku mbetën të vrarë tre persona, ka përplasur deputetët sot në mbledhjen e komisionit të sigurisë.

Deputeti i PS, Xhemal Qefalia kërkoi nga demokratët, të mos bëjnë politikë me ngjarje të tilla, duke e konsideruar si mjaft të rëndë atentatin e djeshëm.

“Është e rëndë kërkon kohën e vet. Nuk mund të jetë policia ku ndodh ngjarja, se ashtu do e quanim bashkëpunëtore. Ti lemë kohën e duhur organeve përkatëse. Nuk mund të kryejmë veprime për të inkurajuar krimin, një ngjarje e rëndë për të cilën duhet të shqetësohemi të gjithë” u shpreh Qefaliaj. Në përgjigje deputeti I PD, Ervin Salianji u shpreh se shteti po tregon pafuqi në kapjen e autorëve.

“ Nuk po gëzohet njeri, ne po themi se shteti po tregon pafuqi në kapjen e tyre. Unë propozoj të gjithë bashkë të mbajmë një qëndrim që të jemi në mbështetje të policisë së shtetit. Ka shumë ngjarje pa autor. Po flasim për një situatë të rëndë kriminale në Shqipëri. Ju bën mirë të dënoni cilindo politikan, që për shkak të lidhjes së politikës më krimin po ndodhin ngjarje të rënda kriminale, vepron mafia si me ushtri” u shpreh Salianji.

Sakaq, kreu i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naco duke e cilësuar si shumë të rëndë ngjarjen, ironizoi opozitën duke theksuar se nuk mund të vijnë në pushtet duke folur për vrasjet.

“Ngjarja ishte shumë e rëndë. I kemi dërguar shkresë prokurorisë dhe policisë duke I kërkuar informacion për të gjitha ngjarjet e ndodhur në Shqipëri nga 1990. Maxhoranca është më e përgjegjshme sec mendoni ju.Vrasjet nuk parashikohen. Nuk vini dot në pushtet me vrasjet.”, u shpreh Naço, ndërsa përgjigjen ia dha Ferdinand Xhaferraj.

“Këto që po ndodhin tregojnë se ju keni ardhur në pushtet me krimin.” Tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA