Tentoi të vidhte një banesë në Shtiqen, arrestohet i riu në Kukës, çfarë i gjeti policia

18/07/2022 11:25
Foto ilustruese

Një 22-vjeçar ka rënë në pranga në Kukës, pasi ka tentuar të grabiste një banesë në fshatin Shtiqen.

Mësohet se në pranga ra A. A., 22 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, pasi ka tentuar të vjedhë në banesën e N. C., në Kukës.

Pas arrestimit, gjatë kontrollit fizik atij iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Vjedhja” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA