Të paktën katër njerëz janë plagosur me armë në një klub nate në Marbella kur sulmuesi i armatosur doli jashtë kontrolli në pistën e vallëzimit të mbushur me njerëz.
Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën vonë në barin bregdetar Opium Beach Club, i frekuentuar nga turistë spanjollë e britanikë.
Pamjet e shpërndara online tregonin në përleshje fizike që kishte nisur mes të ftuarve në zonën VIP para se një prej tyre të nxirrte armën, duke shkaktuar panik dhe shtypje mes njerëzve që kërkonin të largoheshin nga vendngjarja.
Policia tha se sulmuesi ishte një holandez dhe një prej viktimave irlandez, i cili u qëllua në gjoks.
Në bar gjendej gjithashtu Froilán de Marichalar, nipi i mbretit spanjoll Felipe VI, i cili po festonte ditëlindjen e tij të 24rt, shkruante rrjeti Look .
Në vend ishte dhe modelja britanike e ‘reality show’ Kelly van der Minne e cila tha se një grua në tavolinën ngjitur me të u qëllua me armë.
Më vonë ajo vinte në dijeni 100,000 ndjekësit e saj në rrjetet sociale: “Isha në barin Opium në Marbella dhe disa njerez u qëlluan me armë, ishte gjëja më e çmendur që kisha parë. Gruaja pranë meje u qëllua në të pasme, nuk e sesi ndodhi”.
Përplasja besohet se ndodhi gjatë një përplasjeje mes dy grupeve të të ftuarve në zonën VIP pasi një burrë ishte nxjerrë jashtë nga rojet e barit disa minuta më herët”.
Ai besohet se ishte kthyer disa minuta më vonë me pistoletë në dorë, pasi ishte qëlluar me thikë nga dikush tjetër.
Një burrë ishte parë me një shishe Belvedere Vodka duke e tundur në ajër teksa përpiqej të luftonte.
Policia tha: “Qytetari nga Irlanda është plagosur më rëndë nga të tjerët, ndërsa sulmuesi me kombësi holandeze është arrestuar dhe po trajtohet për një plagë thike”.
Një banor që jeton pranë vendngjarjes tha për mediat lokale: “Nuk mund të flija nga zhurma e muzikës por papritur dëgjova të shtënat. Shikova nga ballkoni dhe e kuptova që nuk ishin fishekzjarre, pastaj pashë njerëzit që vraponin për të dalë nga vendi.
Bari Opium është një nga vendet më të frekuentuara pranë bregdetit të Marbella dhe autostradës që shkon në lindje drejt Fuengirola.
Top Channel