Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndalohet 38 vjeçari në Dibër, do të ekstradohet në Itali
18/07/2022 16:24
Një 38-vjeçar i identifikuar si Bledian Salkurti, banues në Peshkopi është ndaluar ditën e sotme pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Salkurti do të ekstradohet në Itali, aty ku është dënuar nga Gjykata e Apelit në Venezia me 4 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale”Grupi i strukturuar kriminal” dhe Shkelje e ligjit mbi narkotikët”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Top Channel