Eduart Merkaj largohet nga posti në Departamentin e Kufirit, ja kush e zëvendëson
18/07/2022 16:19
Drejtori i deritanishëm i Kufirit të Tiranës Saimir Boshnjaku, është emëruar ditën e sotme Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, duke i zënë vendin Eduart Merkajt.
Largimi i Eduart Merkajt është firmosur nga kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano.
Merkaj ka qëndruar në këtë detyrë që prej datës 4 janar 2019, ku u emërua nga ish-ministri I brendshëm Sandër Lleshaj.
Top Channel