Shqipëria vazhdon të jetë një nga vendet që ofron çmimet më të arsyeshme në rajon , krahasuar  me shtetet si Greqinë, Malin e Zi apo Bullgarinë shprehen turistët që këtë vit po pushojnë në Vlorë.

Pushues nga vende të ndryshme janë besnikë të vendit tonë dhe per ta pavarësisht rritjes së çmimeve si kudo në bot Shqipëria është nga nga vendet me çmime më të përballueshme për çdo lloj “xhepi”.

Turistët në bregdetin e Vlorës i gjejmë nga Kina, Maqedonia, Gjermania por dhe Kosovarët që nuk e tradhtojnë Shqipërinë.

“Jam Bela nga Kina por jetoj në Gjermani. Për mua hera e parë që vij në Shqipëri dhe dita e dyte në Vlorë..Çmimet në  Shqipëri janë shumë me lirë se vendet në Europë, madje kam ftuar dhe një shoqen time të vijë në Shqipëri e ta vizitojë.”

“Jam Xhulia vij nga Ukraina. Hera e parë në Vlorë dhe më pëlqen çdo gjë këtu. Kam ardhur me bashkëshortin dhe shoqërinë dhe po shijojmë çdo gjë .Të lodhur dhe të mërzitur  nga lufta nuk mund të lejojmë të mos jetojmë dhe pushojmë.”

“Jam Dhimitri nga Maqedonia, hera e dytë që ndodhemi në Vlorë dhe për ne vazhdon të mbetet një nga vendet më të  bukura e të përballueshme ekonomikisht krahasuar me Bullgarinë apo Greqinë.”

“Vij nga Berlini. Shqipëria është  nga vendet më të lira në  Ballkan dhe këtu mund të shijojnë pushime të gjithë kategoritë e pushuesve ..ata që duan të pushojnë me çmime të shtrenjta apo dhe ata me një buxhet të kufizuar.”

Sipas operatorëve turistikë, Vlora ka hyrë tashmë në periudhën e  pikut të sezonit turistik. Prenotimet janë rritur,  jo më dy ditore por në periudha më të gjata.  Në vend te parë qëndrojnë  kërkesat nga Kosova , Gjermania, Polonia, Italia Maqedonia e Veriut  etj. Që nga mesi i këtij muaji dhe deri në gusht të gjitha strukturat janë pothuajse të prenotuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA