Dy persona janë vënë në pranga në Kuçovë pas një sherri.
Në flagrancë u arrestuan K.D., 17 vjeç dhe T.H., 17 vjeç, të dy banues në fshatin Lumas.
Ata u arrestuan pasi pas një konflikti plagosën me thikë në dorë dhe shpinë A.Q., 19 vjeç, banues në Sheqëz të Kuçovës.
“Goditën me mjet të mprehtë një shtetas, vihen në pranga dy autorët.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K.D., 17 vjeç dhe T.H., 17 vjeç, të dy banues në fshatin Lumas, Kuçovë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur me mjet te mprehtë (thikë), në dorë dhe shpinë shtetasin A.Q., 19 vjeç, banues në Sheqëz, Kuçovë”, sipas policisë.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Top Channel