Pushuesit largohen nga plazhet, trafik i rënduar në rrugët e Shëngjinit (Pamje)

17/07/2022 18:42

Kjo pasdite e së dielës ka sjellë trafik të rënduar në rrugët e Shëngjinit, duke filluar nga vendi i quajtur Lapidari e deri në dalje të vendit bregdetar.

Gjithashtu trafik ka edhe në daljen e rrugës së plazhit të Kunës.

Punonjës të policisë rrugore janë të vendosur për mbarëvajtjen e qarkullimit, ndërkohe po përdoren rrugë dytësore për auto-veturat, ndërsa për furgonët me pasagjerë po përdoret aksi rrugor Lezhë-Shëngjin.

Hyrjet-daljet nga Shëngjini dhe Lezha mbeten më problematike sidomos gjatë orëve të fundit, ku pushuesit kanë nisur të largohen nga plazhi i Shëngjinit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA