Brilant Martinaj është një nga viktimat e atentatit të sotëm në Fushë Krujë,i akuzuar për vrasjen e policit Xhulio Prela.

26-vjeçari Xhulio Prela u vra në datën 5 dhjetor në superstradën Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Gajush, ku autori i dyshuar ishte Brilant Martinaj.

Më parë një depozitë uji në banesën e Redion Hysës janë gjetur dy armë të cilat pas ekspertizës së bërë rezultoi se ishin të përdorura në vrasjen e Xhulio Prelës.

Arma tip kallashnikov u përdor nga kushërinjtë Hysa për të qëlluar drejt kamerave të sigurisë të një karburanti që kishin filmuar vrasjen e efektivit, ndërsa arma tjetër tip pistolet TT pas ekspertizës balistike e provoi që ishte arma me të cilën i mori jetën efektivit të FNSH.

Xhulio Prela dhe Brilant Martinaj

Që prej dhjetorit të vitit 2020 vijojnë të jenë në burg Redion Hysa dhe Sokol Hysa, kushërinj të cilët qëlluan kamerat e sigurisë të një objekti.

Ndërkohë Nikoll Sherniku u lirua pak kohë më parë për mungesë provash.

Nikoll Sherniku u la në arrest shtëpie nga Gjykata e Lezhës së bashku me Sokol Hysën ndërsa Redion Hysa vijon të jetë në burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA