Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të Lorenc Dida 29 vjeç nga Gjirokastra.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në afërsi të Shkollës së Mesme Pedagogjike në Gjirokastër.
Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se i riu është sulmuar nga dy persona. Këto pohime vijnë sipas dëshmitarëve në vendngjarje pasi i lënduari nuk ka qenë në gjendje të japë dëshmi.
Ai është dërguar me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën. Sipas mjekëve i riu është plagosur në krah dhe këmbë. Policia ndodhet momentalisht në vendngjarje dhe po heton për rrethanat ndërsa rreth 10 persona do të pyeten për këtë ngjarje.
“Rreth orës 12:00, në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, shtetasi P. K., ka goditur me sende të forta shtetasin L. D., i cili u transportua për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit P. K.“, sipas policisë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel