Të gjithë anëtarët e ekuipazhit të avionit që u rrëzua një natë më parë në Greqi janë identifikuar dhe janë të gjithë ukrainas.

Gjithashtu avioni është pronë e një kompanie ukrainase e quajtur “Meridian”.

Mbetet ende dyshim për destinacionin final të ngarkesës.

Prokuroria greke hapi një hetim lidhur me rastin, ndërsa mbeten dyshimet e ngritura lidhur me llojin ngarkesës.

Dyshohet se ka pasur materiale tepër delikate dhe sekrete.

Zona është izoluar dhe një ekip i posaçëm i luftës biologjike të ministrisë së mbrojtjes së Greqisë po mbledh materialet dhe t’i ekzaminojnë.

Serbia thotë se armët do të shkonin në Bangladesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA