20 persona janë arrestuar në Portin e Durrësit, pasi një kontejner i ngarkuar me banane është konstatuar i hapur.
Sipas informacioneve, 16 nga 20 te arrestuarit janë punonjës të forcës së sigurisë portuale. Hapja e kontejnerit është bërë para se të kalonte në filtrin e policisë dhe skanerit.
Pasi është hapur ky kontejner, është vënë re se sipërfaqja e tij ka qenë e ngarkuar me arka me banane, dhe se mungonin 49 arka.
Kontejneri ka qenë i mbivendosur mbi një tjetër kontenier kur është konstatuar i hapur.
Punonjësit e sigurisë kanë mohuar përfshirjen në këtë rast. Ata pretendojnë se kontejneri ka ardhur i hapur pasi është e pamundur qe te hapej dhe shkarkohej pa u vënë re nga ata apo nga kamerat e sigurisë.
Policia dyshon se ka ndodhur natën prandaj ka arrestuar punonjësit e turnit të natës. “Blutë” dyshojnë se brenda kontejnerit mund të ketë pasur lëndë narkotike.
Të arrestuarit për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” kryer në bashkëpunim janë:
-Jurgen Gjeçi, 26 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
– Armand Murataj, 21 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit.
-Gentian Halili, 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i firmës “Marinier” që operon në Portin e Durresit;
-Azgan Zeka, 29 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, ne Portin e Durresit;
-Skender Plaku, 52 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
– Adi Qevanaj, 31 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
-. Kastriot Ducka, 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjësi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
– Mentor Dyrmishi, 47 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
-Klaudio Lala, 34 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
– Shpëtim Hajdini, 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
– Andrea Xhavara, 54 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
-Adem Brasha, 40 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
-Veis Kuci, 32 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
-Rajd Bleta, 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i një firme, që operon ne Portin e Durresit;
– Ali Bajrami, 54 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:
– Gjergji Doraci, 39 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
– Shefqet Elezi, 57 vjeç, banues në Shijak, Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Siguriseëë Portuale, në Portin e Durresit;
-Profit Tola, 31 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit.
Në vijim të veprimeve, u arrestuan gjithashtu për veprat penale “Kontrabanda me mallra te tjera” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” në bashkëpunim, shtetasit:
– Altin Muhametaj, 46 vjeç, banues në Durrës, punëtor në kompaninë që priste ngarkesën me banane;
– Nazmi Allgjata, 46 vjeç, banues në Durrës, shofer në kompaninë që priste ngarkesën me banane.
“Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me ato të Departametit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentnin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet e para hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural”, sipas policisë.
Top Channel