Atentatorët u siguruan që kishin vdekur/ Detaje nga atentati në Fushë Krujë! Targa e mjetit të atentatorëve del e kallëzuar si e vjedhur në Tiranë
17/07/2022 17:32
Pas shuarjes së plotë të zjarrit në makinën e dyshuar të përdorur nga autorët, janë gjetur në brendësi të makinës tre armë zjarri automatike.
Targa e mjetit del e kallëzuar si e vjedhur në Tiranë këtë vit.
Sipas informacioneve, Diklen Vataj ishte badyguard i Brilant Martinajt.
Dyshohet se kanë qenë katër persona në mjetin që ka kryer atentatin, ku tre kanë dalë nga mjeti dhe kanë qëlluar në drejtim të viktimave.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes dyshohet se Diklen Vata mundi të dilte nga mjeti i plagosur, po gjallë. Autorët e kanë qëlluar dhe nga afër me armë dhe janë larguar kur janë siguruar se ka vdekur.
Në vendngjarje janë sekuestruar mbi 50 gëzhoja armësh automatike.
Top Channel