Vdekje aksidentale, raporti mjeko-ligjor nxjerr se Ivana Trump ndërroi jetë nga dëmtimet në gjoks pasi ra nga shkallët

16/07/2022 11:28

Ivana Trump, gruaja e parë e Donald Trump, vdiq nga plagët që mori pasi ra nga shkallët në apartamentin e saj në New York.

Mjekët ligjorë thonë se vdekja e 73-vjeçares të enjten ka qenë aksidentale. Nëna e tre fëmijëve të mëdhenj të ish-Presidentit, u shua në banesën e saj.

E lindur si Ivana Marie Zelnickova në 1949 në atë që ishte asokohe Çekosllovakia komuniste, ajo u rrit në qytetin e vogël të Zlinit. Shpejt do t’i hynte karrierës së modelingut, e në moshën 29-vjeçare takoi Donald Trumpin gjatë një pritjeje me modele të tjera në New York. Një vit më vonë, ishin të martuar.

Ata u divorcuan 15 vjet më vonë, në 1992.

Top Channel