Dy burra që dyshohet se u vidhnin para qytetarëve pranë stacioneve të urbanëve në kryeqytet janë arrestuar këtë të shtunë.

45-vjeçari me iniciale A.S., i dënuar më parë për vjedhje dhe bashkëmoshatari i tij, shtetasi me iniciale S.Gj. dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kanë vjedhur portofolat shtetasve të ndryshëm, zona të ndryshme të Tiranës.

Policia njofton se shtetasit D. Gj. dhe A. S., janë autorë të dyshuar të vjedhjes ne 14 korrik në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”, pranë stacionit të autobusit, ku i marrë portofolin me 800 euro, shtetases B. L. Dhe në 15 korrik në rrugën “Mine Peza”, pranë stacionit të autobusit, dyshohet se i kanë vjedhur portofolin me 15.500 lekë të rinj, shtetasit B. C.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA