Shpërthim në një stacion treni në Ukrainë, katër të vdekur, mes tyre dhe autori Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në lagjien Metaksurgjio në qendrër të Athinës.
Sipas informacioneve të para, shtetasi shqiptar u qëllua rreth orës 22.10 sipas orës lokale, me pistoletë mbas një sherri për mosmarrëveshje ekonomike me një tjetër shtetas shqiptar pohon policia vendase.
Personi i plagosur u dërgua me shenja jete në spitalin Erithros Stavros të kryeqytetit Athinë, ndërkohë që policia ka nisur një operacion për gjetjen e autorit.
Zona Metaksurgjio është arenë e përballjes mes bandave shqiptare dhe përplasjet mes grupeve shqiptare të drogës dhe vjedhjeve janë të shpeshta.
Policia thotë se kohët e fundit në këtë pjesë të athinës përleshjet mes bandave shqiptare janë të shpeshta me disa të vrarë dhe plagosur.
Top Channel