Dentisti gjuetar Lawrence Rudolph, 67 vjeç, akuzohet se ka vrarë barbarisht bashkëshorten e tij Bianca Rudolph, në një udhëtim gjuetie leopardësh në Zambia në vitin 2016, për sigurimet e jetës prej 5 milionë dollarë.
“Vrava gruan time për ty,” i kishte thënë dentisti nga Pennsylvania dashnores së vjetër më vonë, u raportua në gjykatë.
Prokurorët thanë se Lawrence “Larry” Rudolph kishte planifikuar vrasjen e bashkëshortes së tij gjatë udhëtimit të gjuetisë në Afrikë.
Bianca Rudolph u vra me armë në hotelin e tyre prej viletash druri në Zambia në 2016, teksa bashkëshorti i saj pretendonte se ajo ka qëlluar veten.
Rudolph i kishte rrëfyer ngjarjen të dashurës së tij Lori Milliron në një restorant në Arizona në 2020 pasi mësoi se FBI ishte duke hetuar vdekjen e gruas së ndjerë.
“Ai vrau gruan për të dashurën,” tha prokurori Bishop Grewell në gjyqin në Denver teksa tregonte me dorë nga zonjusha Milliron në sallë.
67-vjeçari akuzohet për vrasje, mashtrim postar dhe përballet me dënim me vdekje nëse shpallet fajtor.
Rudolph ka mohuar se është përgjegjës për vdekjen të shoqes, duke u thënë autoriteteve në Zambia se ishte në tualet ku ajo qëlloi veten teksa fuste në valixhe armët e gjuetisë, para se çifti të ktheheshin në SHBA.
Gjyqi i tij po zhvillohet në Colorado ku janë bërë dhe pagesat e sigurimeve.
Prokurori i tha jurisë se Rudolph u gjet në gjendje shoku pas të shtënës vrasëse, duke thënë se gruaja kishte lëshuar aksidentalisht armën çka e kishte bërë të zbrazej.
Autoritetet në Zambia pas dy ditë hetimesh përcaktuan se ishte një aksident dhe inspektorët e sigurimeve arritën në të njëjtin konkluzion.
Por jurisë iu raportua për pranimin e fajit të bërë nga Markus Phoenix i cili ishte dëgjuar nga një dëshmitar, i cili tha: “Ata po thonin se ‘unë vrava gruan time të mallkuar për ty”.
Çifti kishin dy fëmijë dhe kishin vizituar Parkun kombëtar Kafue në vitin 2016 me qëllim që Bianca të plotësonte dëshirën e saj duke vrarë një leopard.
Me heret zyrtarët mësuan se sigurimet e jetës së Rudolph i kishin paguar $4.87 milionë, por thanë se burri kishte depozituar pretendimet “si pjesë e skemës së tij të zhvatjes së kompanive me pretendime të rreme dhe të manipuluara.”
Miqtë e viktimës thonin se ajo nuk do të pranonte kurrë që trupi të digjej në krematorium prej besimit të saj fetar, ndërsa hetuesit shtonin se Rudolph “nuk do ta divorconte kurrë prej frikës së humbjes së parave të tij”.
Top Channel